Halimi lojtari i muajit nëntor në Gjermani

Talenti nga Kosova, Besar Halimi, ka marrë një epitet tejet të madh për paraqitjet e tij muajin e kaluar.

Besari është votuar si lojtari më i mirë i muajit nëntor në Gjermani në faqen zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit.

Ai mori 2283 vota, apo 34 % të votave të përgjithshme për ta fituar epitetin e më të mirit.

Ai realizoi dy gola dhe shtoi 11 asistime gjerë tani në Bundesliga 3 të Gjermanisë me skuadrën e Stuttgart Kickers.

Lajme të ngjashme

Back to top button