Aktivistë të ekologjisë dhe mjekë të shqetësuar për ndotjen e ajrit në Tetovë

Në një debat që organizoi ‘Eco Guerila’dhe Parlamenti studentor i UEJL-së aktivistë të ekologjisë dhe mjekë nga Tetova shprehën shqetësimin e tyre për ndotjen e ajrit.

“Ne si ekolog shumë dekada më parë kemi filluar të monitorojmë cilësinë e ajrit, përmes të ashtuquajturve, bio indikator jetësorë siç janë likenet, kërpudhat algat pa i përjashtuar edhe bimët mjekësore me çka rezultoi se me shpeshtësi më të madhe bimët mjekësore përdoreshin edhe për problemet e sistemit respirator”, tha Besnik Rexhepi – Biolog.

Mjeku Arben Travari tha:  “Dëmtimet afat shkurte të ndotjes së ajrit nuk i ndjejmë aspak, pra pirja e duhanit apo ndotja në vende me tym , që të nesërmen shkaktojnë simptome akute, për të cilat paraqitemi te mjeku kurse këto në mënyrë kronike na shkaktojnë dëmtime të cilat nuk i ndjejmë por në afat gjatë do kenë reperkusione në popullatë, më së shumti tek të rinjtë fëmijët dhe te grat shtatzëna”,

Aktivisti Ramadan Ramadani tha se ndotja e ajrit në Tetovë mund të konsiderohet edhe si gjenocid.

“Kjo tribunë e ka qëllimin që të alarmohet niveli i lartë i ndotjes dhe helmimi direkt që tanimë mundë të karakterizohet edhe me terma si gjenocid apo edhe më rëndë, që ndodh në rajonin e Tetovës”, u shpreh Ramadan Ramadani, analist.

Organizatorët e tribunës, ‘Eco Guerila’ paralajmëruan protesta të reja që do të mbahen të shtunën me fillim në ora 13 edhe atë para fabrikës së Jugohromit.

Lajme të ngjashme

Back to top button