Shënohet dita e të drejtave dhe lirive të njeriut

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive të njeriut ­ 10 Dhjetori, Agjencia për realizimin e të drejtave të bashkësive (ARDB) në bashkëpunim me Misionin e OSBE­së në Shkup sot në Teatrin Komedia organizon manifestim multikulturor “Maqedonia, shtëpia jonë”.

Në manifestim me karakter revyal, përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni do ta prezantojnë kulturën, folklorin dhe pasurinë historike të bashkësisë të cilës i përkasin. Janë paraparë ngjarje të shoqatave kulturore­artistike, ansamble vokalistike, aktorë, solistë dhe artistë të estradave.

Janë paralajmëruar fjalime të drejtoreshës së Agjencisë për realizimin e të drejtave të bashkësive Vesna Babiq Petrovski dhe të ambasadorit të Misionit të OSBE­së në Shkup, Ralf Bret.

Lajme të ngjashme

Back to top button