Prokuroria për “Likuidimin” me krim që nuk ekziston

Avokatët e të akuzuarve në procesin “Likuidimi” në fillim të procesit të sotshëm, kërkuan nga gjykatësi kryesor që gjykata ta hedhë poshtë një akuzë nga aktakuza e përgjithshme. Bëhet fjalë për ndërmjetësim të paligjshëm, për të cilën avokatët e të akuzuarve thonë se nga viti 2011, në listën e krimeve, nuk ekziston një gjlë e tillë, ndërsa është zëvendësuar me pranim të shpërblimit me punë ilegale.

Gjykata u tërhoq në pauzë prej 15 minutave për të vendosur për këtë kërkesë së mbrojtjes, e cila gjithashtu ka kërkuar përjashtim të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe rasti të dërgohet në Gjykatën e autorizuar, që sipas tyre, është Gjykata Themelore në Veles. Dhe për këtë kërkesë të mbrojtjes, gjykata gjatë kësaj pauze duhet të sjell vendim.

Fillimi i procesit gjyqësor të “Likuidimit” sot ka ngjallur interes të madh tek mediumet, që në gjykatë ka një numër të madh të gazetarëve, ndërsa marrin pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së dhe përfaqësues të tjerë diplomatik.

Në “Likuidim”, përskaj disa avokatëve, gjykatësve, biznesmenëve, si të akuzuar, është edhe një gazetarë i gazetës “Nova Makedonija”, Tomislav Kezharovski, i akuzuar për publikimin e identitetit të një dëshmitari në procesin “Oreshe”.

Lajme të ngjashme

Back to top button