Pa probleme për Dortmundin e Arsenalin

Arsenali për dallim nga Premierliga, ka dhuruar një paraqitje spektakolare në Turqi, përballë vendasve të Galatasarayt, të cilët i mposhti me rezultat 1:4.

Të përzgjedhurit e Wenger, bënë paraqitjen më të mirë këtë edicion, ku pas 29’ minutave, patën avantazhin prej 0:3.

Podolski në minutën e 3’ dhe pastaj në minuat e 11’ dhe 29’ Ramsey, dhe përsëri Podolski në fund të ndeshjes, shënuan për këtë fitore të Arsenalit.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Borussia Dortmundi barazoi me Anderlechtin e Besnik Hasit me rezultat 1:1.

Renditja përfundimtare e grupit D është kjo: Dortmund, Arsenal, Anderlecht, Galatasaray.

Lajme të ngjashme

Back to top button