Daçiq, plotë mllef kundër pranimit të Kosovës në KON

Serbia e ka dënuar ashpër pranimin me të drejta të plota të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, transmeton Indeksonline.

“Një vendim të tillë e vlerësojmë si të papranueshëm dhe jo parimor dhe vlerësojmë që ky akt është në kundërshtim me kartën olimpike”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Serbisë.

Sipas krye diplomatit serb kësaj radhe është shkelur parimi që në KON të pranohen vetëm ato shtete që janë të pranuara edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Komunika plotë mllef e diplomacisë serbe vlerëson më tej se vendimi është “tendencioz dhe politizim i sportit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button