Mot më i ftohtë me reshje të dëborës nëpër male

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje të përkohshme lokale të shiut, në vendet më të larta me shi dhe borë, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri në pesë, ndërsa e ditës prej katër deri në nëntë gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, kryesisht i vranët dhe më i ftohtë, me shi të përkohshëm lokal. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në pesë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë celsius.

Të mërkurën do të pasojë stabilizim i motit, ndërsa të enjten përsëri do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Temperatura e mëngjesit gjatë ditëve në vijim vende­vende do të jetë negative. Të mërkurën temperatura e ditës do të lëvizë prej katër deri në nëntë, ndërsa të enjten prej katër deri në 10 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button