Presidenti Nishani, vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë Odeta Nishani, është nisur për një vizitë në Britaninë e Madhe. Sipas axhendës së bërë publike, kreu i shtetit shqiptarë, do të pritet zyrtarisht nga Lartmadhëria e Tij Princi Charles i Uellsit dhe do të jetë i Ftuari i Nderit në Banketin vjetor të Shoqërisë së Njerëzve të Lirë të Londrës.

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare, Presidenti Nishani do të zhvillojë një mëngjes pune në Dhomën e Lordëve. Kreu i shtetit do të dekorojë personalitete të spikatura britanike me kontribute të vyera në promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare, si dhe të çështjes shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button