Qytet mesjetar në Old Sarum në Angli

Një plan i detajuar i një qyteti mesjetar është publikuar nga ekspertët. Ajo cka është e cuditshme është se këta ekspertë nuk kanë bërë asnjë gërrmim në vendin ne fjalë.

Teknikat më të fundit të skanimit janë përdorur për të zbuluar një rrjet ndërtesash të shekullit të 11 afër Slisbury në Wiltshire të Anglisë.

Ky rezulton të jetë një prej vendeve mbretërore më të mëdha të zbuluara ndonjëherë, i varrosur nëntokë Brenda një fortese prehistorike. Ky studim u mbajt nga Universiteti i Southampton dhe përdori magnetometrinë, radarë dhe elektroda për të hetuar nëntokën.

Drejtori i Shërbimeve Arkeologjike të universitetit ka thënë se arkeologët dhe historianët e kanë ditur prej shekujsh se ka ekzistuar një qytet mesjetar në Old Sarum, por deri më tani nuk ka ekzistuar një planimetri e vendit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button