Si te perballosh fundin e nje dashurie?

Je “përtokë”sepse ai të la? Në vend që të qaravitesh, përpiqu të përballosh zhgënjimin sipas këshillave të Rosario Alfano, autore e librit për gratë e “braktisura”.

Prano konfuzionin sepse është normale që të kesh mendime kontradiktore; “Si do të jetoj pa të”, “Në të vërtet nuk e dua shumë”, “Shpresoj që të pendohet”. Mos u merr me këto mendime, madje mos bëni gabimin e madh e të shkoni te ai për t’i kërkuar që t’ia nisni sërish. Në muajt e parë më mirë të qëndroni larg prej sjelljeve radikale. Përballu me dhimbjen, është e kotë të shtiresh se je mirë; nëse nuk e përballon zhgënjimin do të mbetesh e rrethuar nga frika e vuajtjes. E vetmja sjellje është që ta shohësh dhimbjen në fytyrë, me sigurinë që nuk do të zgjasë përgjithmonë. Imagjinoje dhimbjen tënde si një tunel të gjatë nëpërmjet të cilit; të ecësh është shumë e vështirë, por është e vetmja mënyrë për të arritur dritën që shikon në dalje.

Dil nga kurthi i pyetjes “përse”, mos rri e burgosura e pyetjeve duke kërkuar përgjigje. Edhe pse motivi se përse të la nuk është i qartë, ajo që ka rëndësi është se nuk do të rri më me ty. Ka zgjedhur të tërhiqet sesa të sforcohet të zgjidh problemet.

Shfryje inatin, nuk ka kuptim ta fshehësh mërzitjen apo ta transferosh atë në pendim. Inati është pjesë e jona, është një impuls biologjik që ndihmon të mos bëjmë të njëjtin gabim. Për këtë, është e rëndësishme ta nxjerrësh jashtë. Në çdo rast nuk duhet të kesh frikë të shfrysh mendimet e këqija; më mirë të fantazosh t’i bësh keq dikujt sesa të jetosh gjithë jetën me urrejtje. Mos u izoloni, kur mbaron një lidhje është normale të ndiheni e lodhur dhe të keni dëshirë të rrini vetëm. Por mos bini pre, nëse të kap pasiviteti nuk do ta gjesh më forcën për t’u stimuluar për jetën. Në këto raste është e rëndësishme të mbështetsh te miqtë e tu më të dashur. Por kujdes, me ta mund të flasësh, por jo ti përdorësh si “spiunë” apo “ambasadorë” për të sjellë informacione rreth ish-të dashurit. Gjithashtu bëj aleat edhe ushqimin, frutat veçanërisht, sepse ndihmojnë në hormonet që të disponojnë për të qenë tolerante dhe më e qetë. Për të kontrolluar inatin evito mishin. Mendo anët pozitive, mos e dramatizo situatën dhe mos mendo se nuk do të dashurosh më kurrë ose se je destinuar për të qëndruar vetëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button