Nxënësit shqiptar të ‘Arseni Jovkov’ prej nesër në protesta

Duke filluar nga dita e nesërme nxënësit shqiptar që mësojnë në shkollën e mesme ekonomike Arseni Jovkov, me përkrahjen e prindërve dhe profesorëve të shkollës do të bojkotojnë mësimin dhe do të kërkojnë dorëheqjen e drejtoreshës si dhe emërimin e një drejtori shqiptar.

Përmes një komunikate, prindërit shqiptarë thonë unanimisht, se në rast të mos dorëheqjes së drejtoreshës Jovanka Asprovska, ata jo vetëm që do i adresojnë kërkesë Qytetit të Shkupit, do ngrenë padi në Prokurorinë Publike, do kërkojnë kontrolle nga Inspektorati si dhe do të këmbëngulin për marrjen e kompetencave qytetit të Shkupit, nga Ministria e Arsimit, por edhe radikalizim të mëtejshëm të protestës së tyre.

Ky reagim i ashpërsuar i prindërve shqiptarë erdhi pas shkarkimit nga ana e drejtoreshës, të ndihmës drejtorit shqiptar Nazmi Ramani.

Në vazhdim ju sjellim komunikatën e plotë me nënshkrimet e kryetarëve të prinderve nga këshillat klasore.

                                                                                            L  A  J  M  Ë  R  I  M

Për shkak të diskriminimit të pashembull që u është bërë nxënësve shqiptarë në vazhdimësi, vetëm për shkak të përkatësisë së tyrë etnike (gjë që është e ndaluar me Nenin 9, 48 dhe 54 të Kushtetutës së RM-së si dhe Nenin 3 dhe 4 të Ligjit për arsim të mësëm), si dhe për shkak të shkarkimit të ndihmës drejtorit N.Rrahmani vetëm pse i njejti foli publikisht për këtë (edhepse liria e shprehjes është e garantuar  poashtu sipas kushtetutës, Neni 16),

Kemi një kërkesë, dhe ajo është unanime: Dorëheqje të menjëhershme të drejtoreshës së deritanishme Jovanka Asprovska.

Lajmërojmë: nxënësit, shkollën, qytetin e Shkupit, ministrinë e arsimit dhe të gjithë qytetarët se nëse kjo kërkesë nuk plotësohet, proçesi edukativo-arsimor në shkollën e mesme “Arsenij Jovkov” në Shkup, do të ndërpritet në tërësi !

Si paralajmërim, prej ditës së martë (09.12.2014), të gjithë nxënësit do të bojkotojnë nga një orë mësimi, duke protestuar qetë në oborrin e shkollës, çdo ditë, edhe ate, ndërrimi i parë gjatë orës së IV(katërt) dhe ndërrimi i dytë gjatë orë së III(tretë).

Kërkojmë nga profesorët dhe nga sigurimi fizik të kujdesen për mirëvënien e protestës.

Bojkoti I shkallëzuar i mësimit bëhet vetëm në interes të mos’humbjes së mesimit nga fëmijët tanë.

Në rast të mosdorëheqjes së personit në fjalë, kërkojmë:

–       Kryetari i qytetit të Shkupit, menjëherë ta shkarkojë drejtoreshën e deritanishme  (sipas Nenit 91, 92a dhe 93 të Ligjit për arsim të mesëm) dhe të emërojë ushtues detyre.

–       Prokuroria publike, të ngrejë padi kundër ish drejtoreshës për keqpërdorim të detyres zyrtare (Neni 353 nga Kodi penal i RM-së)

–       Inspektorati shtetërorë i arsimit, të zbatojë kontrrollë të ligjshmërisë së punës së drejtoreshës së deritanishme (sipas dispozitave ligjore, por edhe me pjesmarrës të inspektorëve shqiptarë, pasi deri tani është fshehur parregullsia dhe joligjshmëria nga ky institucion)

–       Ministria e arsimit, sipas Nenit 108b, t’ia merr kompetencat Qytetit të Shkupit për fushën e arsimit, në rast se Kryetari I qytetit nuk ndërhyn për të përmirsuar diskriminimin e shqiptarëve.

Pasi shumica absolute e nxënësve në këtë shkollë janë të përkatësisë etnike shqiptare, kërkojmë për drejtor shkolle të emërohet një shqiptar, që do kujdeseshte për të gjithë nxënësit njësoj, pa asnjë dallim.

Përkujtojmë se koha e apartheidit ka mbaruar moti. Shfryrja e frustrimeve nacional-shoviniste nuk ka vend në shkollë, qoftë edhe nga shokë klase të kryeministrit.

Ne, prindërit, bashkë me fëmijët tanë, të përkrahur edhe nga stafi ligjërues në këtë shkollë, Jemi të vendosur si asnjëherë t’ë ndërpresim këtë diskriminim, ose të mos ketë më mësim!

Andaj, ftojmë nxënësit dhe prindërit të mblidhemi para shkollës, të marten (09.12.2015) në ora 9:00, të shprehim revoltën tonë.

Kërkojmë nga të thirrurit më lartë, të veprojnë shpejtë, në interes te moshumbjes së mësimit për periudhë më të gjatë kohore. Përndryshe, do ftojmë të na bashkangjiten të gjithë nxënësit dhe prindërit shqiptarë në Shkup, dhe jo vetëm, por edhe çdo shqiptarë, kudoqoftë, ta ndajë dhimbjen tonë!

Në vazhdim, nënshkrimet e kryetarëve të prinderve nga këshillat klasore:

photo

Lajme të ngjashme

Back to top button