Merkel: Rusia po shkatërron aspiratën evropiane të Ballkanit dhe të Evropës Lindore

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka akuzuar Rusinë se po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Evropës Lindore, të cilat kanë aspiratë Bashkimin Evropian.

Merkel tha sot se Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë marrë vendime për nënshkrimin e marrëveshjeve të asocimit me BE-në, por “Rusia po krijon probleme për tri vendet”, transmeton Rel. Në këtë kuadër ajo ka theksuar “konfliktet e ngrira” në rajonet separatiste, siç është Transdnistria në Moldavi, Abhazia dhe Osetia Jugore në Gjeorgji dhe ndërhyrja e Rusisë në pjesën lindore të Ukrainës.

Angela Merkel ka akuzuar Moskën se po ndërhyn politikisht dhe ekonomikisht edhe në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button