Si të zgjedhim një sapun të përshtatshëm për lëkurën tonë

Kujdesi ndaj lëkurës dhe pastërtisë se saj është një nga detyrat themelore që kemi për të kryer në mënyrë të vazhdueshme qe çdo ditë që të kemi lëkurë të bukur, mishërim i shëndetit dhe mirëqenies.

Sapuni është një nga aleatet tanë me te mire dhe fatmirësisht sot ne treg ka një game te gjere te llojeve dhe tipeve te ndryshme.

1. Sapun me aloe vera. Ky lloj sapuni është i përshtatshëm për lëkurën pas ekspozimit te saj ne diell, si dhe një balsam për probleme te ndryshme te saj. Këshillohet veçanërisht për lëkurën e fytyrës, veçanërisht për efektet e saj antiinflamatore dhe relaksante. Shquhet edhe për aftësinë e saj për të ruajtur hidratacionin e lëkurës. Por kujdes, edhe pse ne treg ka shume lloje te këtij sapuni, e rëndësishme është qe te kontrolloni përqendrimin e saj ne përbërjen e sapunit.

2. Sapuni i Detit te Vdekur. Është i përgatitur nga vajrat esenciale te eukaliptit antiseptik dhe kripërave te detit te Vdekur. Është shume i përshtatshëm ne pastrimin e lëkurës dhe rigjallërimin e saj. Këshillohet gjithashtu edhe ne rastet e ekzemave dhe te psoriazis-it.

3. Sapun me vaj ulliri. Ky lloj sapuni, pasur edhe me Vitaminat A, D, K dhe E, luan një rol te rëndësishëm ne mbrojtjen e lëkurës. Ai ruan një lëkurë te bute, te shëndetshme dhe te re. Këshillohet te përdoret veçanërisht ne fillim te verës, pasi përbërësit e vajit te ullirit ndihmojnë ne aktivizimin e melaninës dhe përzgjatjen e aktivitetit te saj qe shprehet ne ngjyrimin e lëkurës. Por është i këshillueshëm edhe gjate gjithë periudhës se vitit, për shkak te ndikimit pozitiv ne prodhimin e kolagjenit.

4. Sapun me Tepezcohuite. Tepezcohuite është nje bime qe rritet me shume ne Amerikën e Jugut, Brazil, por edhe Meksike. Ky lloj sapuni këshillohet te përdoret kryesisht kur ne lëkurë kemi lezione dhe dëmtim e te saj nga faktorë te jashtëm. Ka gjithashtu vlera te mira antioksidante dhe antibakteriale.

5. Sapuni me glicerine. Këshillohet te përdoret ne eliminimin e njollave te zeza nga lëkura. Ph i këtij sapuni është shume i ngjashëm me atë te lëkurës normale dhe gjendet lehtësisht edhe ne treg.

6. Sapun me jojoba. Prodhohet me vajrat esenciale te bimës se jojobas dhe shquhet për vlerat esfoliante. Zbut lëkurën dhe ka efekt pozitiv ne aplikimin e saj tek njollat e zeza. Vaji i jojobas quhet ndryshe edhe vaji i arte për vlerat e mira te përdorimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button