Almeda: Shqipëria nuk më ofroi asgjë, në Turqi po prek ëndrrat

Almeda Abazi, e cila po ndërton karrierën në Turqi shpreh keqardhje që në Shqipëri nuk vlerësohen sa duhet njerëzit e talentuar dhe paguhen shumë pak.

“Në qoftë se më duhet të flas hapur, Shqipëria, përveç kurorave nuk më ofroi asgjë tjetër, prandaj vendosa të largohem dhe t’u afrohem ëndrrave të mia”.

“Më vjen keq ta them, por do të doja që dhe në Shqipëri njerëzit e talentuar të shpërbleheshin aq sa meritojnë, por fatkeqësisht pagesat atje janë shumë, shumë më poshtë sesa në Turqi. Mund të them që nuk kanë të krahasuar”, ka thënë ajo në një intervistë për Bluetooth.

Almedës i mungon Shqipëria, si vend, prandaj kur është e lirë e viziton, mirëpo nuk e ka në plan të kthehet.

22-vjeçarja e refuzon dashurinë, sepse ka frikë se mund t’ia prishë planet e karrierës.

“Nuk jam e dashuruar! Dashuria ka fuqi të prishë çdo plan, duke futur këtu edhe karrierën, ndaj nuk kam kohë të mjaftueshme për t’ia dhënë dashurisë… Fatkeqësisht”, ka theksuar ajo.

Lajme të ngjashme

Back to top button