Qytetarët e Maqedonisë janë në mesin e më pak të lumturve në Ballkan

Indeksi i lumturisë që e publikoi gazeta “ Movehub”, në të cilin është treguar mirëqenia e banorëve të 151 vendeve të botës. Qytetarët e Maqedonisë janë në mesin e më pak  të lumturve në Ballkan, në Evropë dhe në botë.
Sipas të dhënave, Maqedonia është në vendin e 143 në nivel botëror, në grup me vendet si Guineja, Bahrejn, Katar, Toga. Indeksi i rangon vendet sipas efikasitetit të tyre, jetëgjatësinë e banorëve, si dhe gjendjes ekologjike.

Sipas atyre të dhënave, në Ballkan, vendi jonë është i ranguar më keq, gjegjësisht me indeks 28.3. Për dallim prej Maqedonisë, Serbia është në vendin e 82 dhe ka indeks 41.3, Bosnja dhe Hercegovina është në venin e 77 me indeks 42.4, Kroacia, gjendet në vendin e 78 me indeks 40.6, Sllovenia është në venin e 85 me indeks 40.2. Më afër Maqedonisë është Bullgaria, e cila gjendet në vendin e 123 me indeks 40.5.

Lajme të ngjashme

Back to top button