Sela: Deputetët shqiptarë të bllokojnë projektligjin për stemën e re

Kryetari i Strugës Ziadin Sela  deputetët shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë që të bllokojnë  projektligjin për stemën e re të Maqedonisë.

“Lus kolegët e mi, deputet, mos rihen me grushte me njëri tjetrin,  le të dalin le ta bllokojnë këtë projektligj dhe  do kenë përkrahjen edhe timen” tha Sela.

Sela foli edhe për ndarjen nga PDSH-ja  dhe krijimin e hendekut të madh të udhëheqësisë me votuesit e PDSH-së dhe me anëtarët e kësaj partie duke thënë  se këtë  deshi  Menduh Thaçi

“Realisht kur partia është në krizë, duhet të mblidhemi bashkë dhe të vendosim se kush ishte fajtori, ku jemi duke shkuar, dhe kjo bëhet në Kongres. Mos mendoni që i bëj bisht muhabetit, ne jemi të ndarë nga z. Thaçi. Unë nuk kam personale asgjë me z. Thaçi, por ai e din që duhet të jep dorëheqje. Unë jam PDSH, ai më ka përjashtuar, mirëpo unë se lejoj pasi që vet kam hy në këtë parti. Ai duhet të jep dorëheqje”, tha Sela.

Sipas tij, PDSH-ja duhet të organizojë zgjedhje demokratike në çdo degë dhe nëndegë, me kuti. “Unë do jem i fundit i kësaj partie, do jetë i pari ai që fiton me vota. Këtë variant z. Thaçi nuk e pranoi ndoshta nga frika se do humb. Kusht kryesor që ka Menduh Thaçi është vetëm dorëheqja e tij, pasi unë për vete nuk dua lider që ulet me njerëz të shërbimeve sekrete jashtë syve të opinionit”, tha Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button