Si t’ia tregojmë shoqes vendin që meriton?

Mikeshat ia besojnë sekretet njëra-tjetrës, shfryhen kur kanë ndonjë problem, ju ndihmojnë kur jeni në vështirësi dhe ju kritikojnë atëherë kur jeni në gabim; ju japin kurajë kur nuk jeni mirë moralisht: “Hajde, mos e vrit shumë mendjen, do të kalojë edhe kjo vështirësi”, ose “Regjistrohu në atë kurs, do të mësosh shumë”, apo “Je e sigurt se dëshiron të ndërrosh punë”?
Megjithatë, ekzistojnë edhe kufij që është mirë të mos kapërcehen. E kush na garanton se janë vërtet të interesuara për ne, që na kanë në zemër dhe thellë-thellë nuk ndiejnë xhelozi? dhe ku e dinë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo? Pra, të dëgjoni miqtë apo mikeshat, është diçka e shenjtë, por ndonjëherë duhet t’u tregoni edhe vendin, që të mos ndërhyjnë shumë në punët tuaja.

Fraza të tilla si “Nuk është njeriu i duhur për ty”, mund të prishin miqësi të lindura në bankat e shkollës, megjithatë ka edhe raste kur duhet t’u jepni të drejtë dhe t’ua vini veshin. Për shembull, kur gjërat mes jush dhe partnerit nuk shkojnë mirë dhe ju nuk arrini të jeni vetvetja; nëse përkrah tij ndiheni e pajetë, ndërkohë që kur jeni vetëm, vetëm buzëqeshni, atëherë nuk ka dyshime që mes jush mund të ketë shumë probleme, të cilat është mirë të mos i injoronit. Apo nëse nuk keni më një opinion tuajin mbi politikën, luftën, abortin, familjen dhe jeni konfrontuar shumë këto kohë për të tilla çështje, atëherë të jeni të bindura se diçka nuk shkon.

E njëjta gjë mund të thuhet nëse vini re që partneri është bërë pika juaj e vetme e referimit: ndoshta po përpiqeni ta bindni veten dhe të tjerët që po jetoni një jetë të mrekullueshme, por në të vërtetë dukeni më e lumtur kur nuk jeni pranë tij. Edhe mikeshat ju tërheqin vëmendjen se muajin e kaluar e keni lënë kursin e jogës, të fotografisë dhe palestrën. Atëherë është koha që t’i dëgjoni: ato thjesht po përpiqen t’ju inkurajojnë që të mos braktisni dëshirat dhe interesat tuaja.

Por gjërat mund të bëhen të mërzitshme kur miket e ngushta nuk e durojnë dot të dashurin tuaj, që ndër të tjera nuk njohin gjë tjetër veç atyre që u keni treguar ju dhe nxjerrin çdo lloj justifikimi për të mos e takuar. Në këtë mënyrë ai nuk do të ketë më kurrë mundësinë të aprovohet nga rrethi juaj i ngushtë shoqëror.

Dëgjojini kritikat: mundohuni të organizoni më shumë takime, ku të keni mundësi t’i prezantoni një nga një edhe miket tuaja. Në këtë mënyrë edhe partneri do të ndihet më pak i gjykuar nga ato dhe në lartësinë e duhur me ju.

Mos vallë të gjitha mikeshat tuaja janë vetëm dhe nuk ndihen mirë për shkak të situatës në të cilën ndodhen? Mos u mërzisni nëse ju kritikojnë që nuk dilni më me to dhe i refuzoni gjithmonë kur është fjala për të shkuar në kinema, për të pirë një kafe, apo për të kaluar një fundjavë me to. Mos mendoni se ato janë xheloze për gjërat që keni ju. Ndoshta ngaqë duan lumturinë tuaj, dëshirojnë vetëm t’ju shohin pak më shpesh.

Diçka tjetër që nuk duhet nënvlerësuar është: ka gjëra tuajat, ose më saktë të tuat, që nuk i njohin. Le të supozojmë se partneri, që në fillim nuk ju njeh dhe aq mirë, përpiqet të nxjerrë në pah një anë tuajën, që asnjë nga mikeshat nuk mund ta bëjë: maksimumi që mund të bëjnë ato, është t’ju bëjnë pak për të qeshur, ndërsa kur jeni me partnerin, mbani barkun me dorë. Nëse vajzat duan që t’ua shpjegoni këtë situatë, nuk keni përse ta bëni, prituani shkurt dhe kaq mjafton: në fund të fundit, partneri ju pëlqen kështu siç jeni, ndaj nuk keni përse të ndryshoni.

Dihet që të gjitha femrat kanë shoqe të ngushta, motra (prindër ose të afërm nëse ekzistojnë), që synojnë të lidhen me një mashkull bukurosh, të sjellshëm, të gjatë, të zgjuar, simpatik, me punë të mirë dhe që fiton shumë para. Megjithatë, një shprehje e urtë popullore thotë “Meritoni më të mirën”: nëse partneri që keni përkrah ju pëlqen, ju bën të ndiheni mirë, ju ofron mbështetjen e tij dhe në veçanti ju lejon që të jeni vetvetja, atëherë thojuni shoqeve se ju jeni e lumtur kështu, ndaj edhe ato duhet të jenë për ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button