Grabitje e armatosur në pompën e benzinës “Makpetroll” në Shkup
Sot rreth orës 05:15 në lagjen “Vllae” në Shkup është vjedhur pompa e benzinës “Makpetroll”.
Dy persona të armatosur kanë kërcënuar të punësuarit, u kanë marrë rreth 200 mijë denarë
dhe telefonë celularë. Policia ka marrë masat në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre.