Tetova të dielen çerdhe e karatesë

Në organizim të klubit të karatesë “FATI”, që drejtohet nga mjeshtri i karatesë Arlind Huseini, të dielën qyteti i Tetovës është nikoqire e edicionit të 3-të me radhë i turnirit ndërkombëtarë të karatesë “Tetova Open 2014”,që organizohet nga klubi i karatesë Fati që drejtohet nga mjeshtri Arlind Huseini.

Në këtë turnir të madh ndërkombëtar janë të ftuar dhe do të marrin pjesë karateist nga të gjitha moshat nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Mali Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina.

Tetovë të dielën do të jetë qendër e karateistëve më të mirë të rajonit të cilët do të dëshmojnë aftësitë e tyre në këtë sport . Garat do të mbahen në sallën e Shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë me fillim në orën 10-të, ndërsa hapjen solemne pritet ta bënë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi meqë komuna ka mbështetur këtë aktivitet të madh sportive.

“Kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky turnir ndërkombëtar i karatesë të mbahet mend për nga organizimi pse jo edhe për nga numri i pjesëmarrëseve dhe cilësia. Në si organizator jemi përgatitur maksimalisht të sigurojmë edhe mirënjohje për të nderuar të gjithë ata që na kanë respektuar në mënyra të ndryshme dhe normal edhe për fituesit në të gjitha kategoritë si në atë të meshkujve ashtu edhe në atë të femrave” tha Arlind Huseini trajneri i klubit të karatesë FATI.

Në manifestimin sportiv pos garuesve nga vendet e përmendura, të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit e Federatave të karatesë nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova por edhe emra të njohur të këtij sporti nga vende të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button