Ancelotti mbetet i Realit deri në 2017

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do e vazhdojë kontratën edhe për një vit. Ai ka arritur marrëveshje me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2017,raporton Marca.
Strategu Italian ka kontratë me klubin mbretëror deri në vitin 2016, por pritet ta zgjas edhe një vit para fillimit të Kampionatit Botëror për klube, I cili do të mbahet gjatë këtij muaji.
Carlo Ancelotti, sezonin e kaluar ka fituar Ligen e Kampionëve, tashmë ai po dominon në të gjitha garat. Së fundmi ka thyer edhe një rekord duke shënuar 17 fitore radhazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button