2.010 vjedhje të energjisë elektrike në Maqedoni

Për dy vjet ekipet e EVN Maqedoni dhe policia kanë zbuluar 2.010 vjedhje të energjisë elektrike në vend.

Prej tyre 1.831 janë familje, 170 përdorues të bizneseve të vogla, pesë ndërmarrje publike dhe katër kompani nga kategoria e industrisë. Për të gjithë është parashtruar kallëzim penal,  një pjesë e të cilëve kanë marrë vendim gjyqësor, ndërsa një pjesë e tyre presin vendimet e gjykatave.

Sivjet gjykatat e Maqedonisë kanë shqiptuar gjithsej 280 gjykime për përdoruesit që kanë vjedhur energji elektrike, prej të cilëve 250 kanë të bëjnë me persona fizikë, ndërsa 30  me persona juridikë. Vepra penale e kryer me lidhje direkte  të rrjetit distributiv para aparatit matës manipulim  i numrave, jan lidhur në rrejtin distributiv pa marrë vendim për pajtueshmëri energjitike ose vetë janë kyçur pas shkyçjes për shkak të faturave të papaguara.

Prej këtyre 280 gjykime, nëntë kanë të bëjnë me vjedhje të energjisë elektrike për të cilat përdoruesit do të duhet që të vuajnë dënim me burg për një vit.

Prej këtu theksojnë se më tepër nga vjedhjet e zbuluara 211 janë në Shkup prej të cilave vetëm në pjesën perëndimore  të rajonit që mbulon Qendra shfrytëzuese energjitike Gjorçe Petrov janë zbuluar 118, në listën e qyteteve me më tepër vjedhje të zbuluara sivjet janë bërë në Strumicë 143, më pas në Prilep 83, në Tetovë 73, ndërsa në Kratovë, Koçan, Kërçovë, Manastrit janë zbuluar dhjetëra raste. Mbi 12,5 milionë kilovatë orë energji elektrike kanë vjedhur grabitësit, ndërsa dëmi në para arrin mbi 1,5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button