I biri i Isa Mustafës del para gjyqit

Djali i kryetarit të LDK’së dhe kryeministrit në pritje, Isa Mustafa, Besnik Mustafa, është një prej disa të akuzuarve që javën e ardhshme do të paraqiten në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar për KTV’në prokurori Ali Rexha, i cili ka thënë se në seancën fillestare do të lexohet aktakuza.

Si menaxher në BPB, ai bashkë me disa persona të tjerë akuzohen për rastin e mbetjes së pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës dhe dyshimet për garancionin bankar të dedikuar për sigurinë e pasagjerëve.

Bashkë me Mustafën akuzohen edhe Sibush Haziri, garantuesi dhe pronar i “Air Kosova”, Ismajl Berisha, drejtor i divizionit të aviacionit civil pran MTPT-së, Nexhat Bala, zyrtar i lartë pran MTPT’së, Hamzi Rrahimi, drejtor i Agjencisë Turistike “Air Kosova”, Selajdin Ujkani, menaxher i kreditimit pran BPB-së dhe Shefqet Qerkini, shef i shërbimit pran BPB-së.

Para një viti, pala e dëmtuar, pronari i “DT Travel”, Xhavit Ramshaj, kishte denoncuar rastin në emisionin Interaktiv në KTV, kur kishte treguar dëmin që i ishte shkaktuar atij dhe udhëtarëve kosovarë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button