USAID organizon panair për punësimin e personave me pengesa

Projekti i USAID-it për punë dhe punësimin e personave me pengesa në bashkëpunim me komunën e  Kumanovës organizuan një panair për mundësit e punësimit të personave me penges. Në këtë panair morën pjesë kompani lokale dhe përfaqësues të Agjencisë për punësim.

“Punësimi i personave me pengesa nuk është çështje e mëshirës, por çështje e të drejtave të njeriut. Çdo muaj gjithnjë e më shumë kompani punësojnë persona me pengesa duke u fokusuar në aftësitë e tyre dhe jo në pengesat që kanë”, tha Drejtori i misionit të USAID-it në Maqedoni Xhejms Stajn.

Qëllimi i projektit të USAID-it për punë praktike dhe punësimin e personave me pengesa që të rritë përfaqësimin e këtyre njerëzve në shoqëri  duke u ndihmuar për gjetjen e një pune. Projekti përkrah implementimin e strategjisë nacionale për të drejtat e njerëzve me pengesa në Maqedoni. Nëpërmjet sigurimit të praktikës dhe trajnimeve se si të gjejnë punë si të përgatiten për intervistë të suksesshëm dhe si të fillojnë biznes të vetin, projekti synon në rritjen e mundësive për punësim.

Projekti i USAID-it është dedikuar për personat me pengesa në Shkup, Veles, Tetovës, Gostivar, Strugë, Dibër, Kërçovë, Shtip, Probishtim dhe në disa qytete tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button