Analizohet ndotja e ujërave dhe ndryshimet klimatike në Maqedoninë Lindore

Prezenca e Fosforit dhe nitrateve vazhdon të mbetet problem kryesorë i lumenjve në Maqedoninë Lindore. Në ujërat e lumit Bregallnica ka më shumë se sasia e lejuar e Kadiumit, Manganit dhe Bakrit. Për këtë gjendja e ujërave të lumenjve nuk mund të konsiderohet e mirë.  Ky është rezultati i analizave  në kuadër të objektit për rrjedhën e lumit të Bregallnicës.

Sot në Kocani u mbajt prezantimi I tretë I rezultateve nga ky projekt për të cilën 4.5 milion euro ndau Zvicra dhe 800 mijë franga Ministria për mbrojtjen e ambientit jetësorë.

Njëzet ekspert nga Maqedonia dhe 16 nga Zvicra punojnë në hartimin e analizave dhe dokumentit që do të dalë nga projekti.

E rëndësishme për opinionin analiza e ndikimit të ndryshimeve klimatike në ambientin jetësorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button