Buzëkuq të ndaluar në BE shiten pa problem në Maqedoni

Buzëkuqë që janë të ndaluar në Bashkimin Evropian dhe gjenden në listën e RAPEX, te ne shiten pa problem dhe mund ti blini pa ndonjë paralajmërim për rrezik.

Më të rrezikshme janë buzëkuqtë me ngjyrë të kuqe edhe atë nga brendet më të njohura dhe të shtrenjta të cilët për të ruajtur origjinalitetin dhe ngjyrën për një kohë sa më të gjatë, përmban sasi të mëdha të zhivës, më shumë se ajo që është lejuar.

Kështu ka informuar kryetarja e ‘Gazetarët për të Drejtat e Njeriut”, Natasha Dokovska duke theksuar se çmimi i buzëkuqit nuk është garanci për kualitetin e prodhimit dhe sugjerohet që para se të blihet prodhimi kozmetik të lexohet përmbajtja.

Nga hulumtimi i fundit i Universitetit të Berklit në të cilin janë hulumtuar 30 lloj buzëkuq nga brende të njohura, rezultatet kanë treguar se ato përmbajnë kimikate që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button