Falimentuesit s’i blenë askush

Qeveria nuk ka strategji të mirëfilltë për privatizimin e tre kompanive shtetërore, pasi pa kritere e oferta të mira sikur të shpallë edhe 20 tenderë ndërkombëtare brenda një vitit, nuk do të arrinte t’i shesë ato. Bëhet fjalë për kompanitë e falimentuara EMO, OHIS dhe Eurokompozit, shkruan Koha.

Këto kompani në vazhdimësi i krijojnë humbje të mëdha financiare shtetit. Kështu shprehet Pece Ristevski, kryetar i Sindikatës së industrisë energjetike dhe metalurgjike, ndërsa thekson se nuk pret që në një kohë të afërt të shiten këto kompani.

“Kështu siç po tenton Qeveria t’i shesë këto kompani mendoj se kjo nuk do të ndodh shumë shpejtë. Strategjia e cila po përdoret gati 7 vite më radhë nga Qeveria rezultoi të jetë e pasuksesshme. Nëse nuk ndryshohen kriteret apo kushtet e tenderimit, sikur edhe 20 tenderë brenda një viti të shpallen, nuk do të paraqitet asnjë investitorë dhe këto kompani edhe më shumë do të futen në borxhe”, thotë Risteski. Ai thekson se nuk e ka të qartë se pse Qeveria po e prolongon shitjen e këtyre kompanive të cilat po i krijojnë humbje të mëdha në aspektin financiar, siç janë mospagesa e rrogave dhe kontributeve me vite por edhe borxhet e kompanive ndaj furnizuesve.

Lajme të ngjashme

Back to top button