Shkolla më e vjetër në Maqedoni nuk ka sallë sportive

Kemi vizituar shkolla që ballafaqohen me një mungesë të hapësirës, kanë telashe me çatitë e vjetra, apo janë të detyruar të kursejnë ngrohjen qendrore për t’i ndërruar dyert e shkollës ose për t’i ndërruar pllakat e salonitit të çatisë.

Për një metër më pak nuk mund të ndërtojnë sallën sportive, u mungojnë “vetëm dy klasa” për të kursyer energji elektrike dhe ngrohje, u nevojitet “vetëm një çati të re” për të mos shkatërrohet shkolla e rinovuar. Këto janë problemet më të zakonshme me të cilat ballafaqohen shkollat fillore në Shkup që të mund të lavdërohen se e zhvillojnë mësimin në kushte normale.

Ekipi i Inbox 7 ka vizituar disa shkolla në Shkup për të parë nëse ata plotësojnë kriteret bazë të parapara me ligj: kushtet higjienike dhe hapësinore, salla sportive, mënyra e përdorimit të energjisë elektrike, ujit dhe ngrohjes, nëse është siguruar transporti për nxënësit, nëse kanë oborre të rregulluara, qasja për nxënësit me invaliditet, ushqimi dhe nëse dhe si garantohet siguria e nxënësve.

Në të gjitha shkollat që i kemi vizituar nuk ka platforma me qasje për fëmijët me nevoja të veçanta. Kemi vërejtur se disa nuk kanë kamera të sigurisë, por kemi vizituar shkolla që ballafaqohen me një mungesë të hapësirës, kanë telashe me çatitë e vjetra, apo janë të detyruar të kursejnë ngrohjen qendrore për t’i ndërruar dyert e shkollës ose për t’i ndërruar pllakat e salonitit të çatisë.

Për shkak të një metri më pak 30 vjet nuk kanë sallë sportive

Shkolla Fillore “Shën Kirili dhe Metodiu” njihet si shkolla më e vjetër në Maqedoni. Por, edhe pse është e vendosur në qendër të Shkupit, menjëherë përballë objektit të vjetër të TPM-së (Teatrit Popullor të Maqedonisë), ajo nuk ka sallë sportive. Nxënësit këtu ushtrojnë në një sallë të improvizuar, e cila ndryshe është klasë.

Kur do të hyni në këtë shkollë, do të ju habitë fakti që kati i parë i shkollës është “mbuluar” me rrjete hekuri, kurse nga hapësirat vazhdimisht vrapojnë fëmijët të cilët i kërkojnë mësueset e tyre. Nuk do të dini nëse ata dalin nga mësimet e edukimit fizik ose këtu e kalojnë pushimin e madh.
Gorica Vellovska, drejtoresha e kësaj shkolle shpjegon se rrjetet e hekurit janë vendosur për të mbrojtur dritaret që të mos thyhen sepse shkolla nuk ka sallë sportive dhe fëmijët këtu i mbajnë mësimet e edukimit fizik.
“Për shkak se për një metër dhe 20 centimetra nuk e mbledh sallën nga ato të projektit 145 salla sportive, nuk kemi marrë leje ndërtimi nga komuna dhe ende ai problem nuk është zgjidhur. Mendoj se për këtë në njëfarë mënyre duhet të merren vesh Komuna Qendër dhe Qeveria që të mund të zgjidhet kjo. Kjo ndikon seriozisht në regjistrimin e nxënësve. Asnjë prind nuk dëshiron të regjistrojë fëmijën e tij atje ku nuk ka sallë sportive dhe ku duhet të luajë me xhinse dhe këpucë, plus të luajë jashtë. Ajo ndikon edhe ndaj higjienës në shkollë, sepse kur fëmijët mbajnë mësimet e edukimit fizik jashtë shkollës me të njëjtat atlete hyjnë brenda në shkollë. Sepse kur tri klasa do të kenë mësimet e edukimit fizik jashtë, pastaj do të hyjnë brenda në klasë dhe i tërë dheu dhe pluhuri e lënë në kabinete. Shkolla jonë mori vendin e dytë në futboll në komunën Qendër, kurse vendin e parë në hendboll. Ajo është një kënaqësi e madhe“, thotë Vellovska.

E gjithë kjo ndikon ndaj higjienës, për të cilën, siç thotë Vellovska, mirëmbahet vështirë pavarësisht se Komuna Qendër, së cilës i takon kjo shkollë, rregullisht siguron të holla për këtë qëllim. Ashtu si në shkollat e tjera, edhe në shkollën “Shën Kirili dhe Metodiu”, nxënësit mbledhin shishe plastike të cilat më vonë i zëvendësojnë me produkte higjienike.

Edhe pse klasat janë të rindërtuara, të zgjeruara dhe dyshemetë shpesh janë të shkatërruara, megjithatë shkolla ka një numër të mjaftueshëm të klasave që janë të nxehta dhe nuk kanë asnjë problem me energjinë elektrike dhe sigurimin e ushqimit për nxënësit.
Me insistimin e prindërve, në shkollë ka edhe sigurim i cili kujdeset për fëmijët që prej ardhjes në shkollë deri në largimin e tyre prej shkollës. Megjithatë, Vellovska apelon për një vigjilencë më të madhe edhe te mësuesit edhe te prindërit.

“Fëmijët mund të blejnë ushqim në shkollë, por më së shpeshti, ata duan për të ngrënë jashtë, dhe kjo rrezikon sigurinë e tyre duke pasur parasysh faktin se shkolla është e rrethuar nga të gjitha anët me bulevarde të frekuentuara. Kishim një rast kur fëmijët, nxënësit tanë u sulmuan në qendrën tregtare “Mavrovkasja”, thotë Vellovska.

Komuna Qendër paralajmëron një sallë sportive në “Shën Kirili dhe Metodiu”

Me kërkesë të Inbox 7, Komuna Qendër u përgjigj se në plan është ndërtimi i një salle sportive në Shkollën fillore “Kirili dhe Metodiu”, e cila edhe pse është e vendosur në qendër të Shkupit, ende nuk ka sallë sportive.

Në përgjigjen që kemi marrë për Kërkesën tonë sipas Ligjit për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik thuhet:

“Para disa vitesh udhëheqja e vjetër e Komunës Qendër kishte një plan për të ndërtuar një sallë sportive në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Ndërtimi nuk u realizua dhe mbeti në Sektorin e urbanizmit në Komunën Qendër, i cili nuk kishte mundësi të lëshonte një leje ndërtimi sepse projekti dilte jashtë dimensioneve të përshkruara të Planit të detajuar urbanistik për atë lokacion”, thuhet në përgjigjen e Komunës Qendër. Prej atje bëjnë të ditur se kanë urdhëruar një plan projekti për ndërtimin e sallës sportive që pritet aq shumë kohë. Ata megjithatë theksojnë: “Kjo është shkolla e fundit në Komunën Qendër që nuk ka sallë sportive”.

Shkollë është e rinovuar duke filluar nga çatia, fasada, dritaret, instalimi elektrik, janë të rinuara të gjitha tualetet dhe kanë një gardh të ri. Mungon një rrjet që duhet të vendoset në gardh, i cili duhet ta ndajë oborrin e shkollës nga rruga që kalon pranë vetë shkollës.
Shkolla Fillore “Shën Kirili dhe Metodiu” është shkolla e parë në Maqedoni. Është themeluar në vitin 1836 si një shkollë me qeli në kuadër të kishës”Shën Maria”. Veprimtarinë e saj arsimore-edukatore kjo shkollë e zbaton vazhdimisht 178 vjet. Në këtë shkollë mësojnë 511 nxënës, të ndarë në 29 paralele, kurse mësimi zhvillohet në dy ndërrime. Funksionon edhe qëndrimi ditor dhe mësimi që zhvillohet gjithë ditën.

Shkollën e kanë rindërtuar, por kulmi është i vjetër

Në shkollën “Strasho Pinxhur” në Komunën Gjorçe Petrov kanë telashe të mëdha – një pjesë e kulmit është i vjetër dhe kërcënon të shkatërrojë çdo gjë që është investuar për të rindërtuar. Këtu mësojnë 608 nxënës, të ndarë në 29 paralele.

Përndryshe, shkolla ka një oborr të rregulluar bukur dhe një sallë sportive, kamera të sigurisë dhe një shërbim për roje. Edhe kjo shkollë është e vendosur në një rrugë të frekuentuar dhe udhëheqja e shkollës në bashkëpunim me Këshillin e prindërve kanë arritur të ndikojnë te autoritetet e komunës Gjorçe Petrov për të vendosur semaforë dhe një gardh mbrojtës që ndan shkollën nga rruga.

“Punojmë pak në mënyrë specifike pasi i kanë sjellë kompjuterët që përdoren vetëm në lëndët mësimore. Për këtë shkak, nxënësit më të mëdhenj mësojnë vetëm në katet e sipërme, kurse nxënësit më të vegjël mësojnë poshtë sepse ata kanë laptopët e tyre“, thonë nga shkolla.

Prindërit me të cilët ka biseduar Inboks7 një përgjithësi janë të kënaqur me kushtet në shkollë, por reagojnë për atë që para një kohe kanë paguar nga rreth 2.000 denarësh për uniformat, por ato ende nuk janë blerë.

“Kemi paguar menjëherë sapo e kanë kërkuar atë prej nesh. Jo për një, por për dy uniforma. Por ja, afrohet gjysma e vitit shkollor, kurse fëmijët ende nuk i kanë marrë uniformat“, thotë dyzetvjeçarja Tanja, nëna e nxënësit të klasës së pestë Anton.

Nga udhëheqja e shkollës, megjithatë, janë të bindur se ky problem do të zgjidhet së shpejti./ Inbox7

Lajme të ngjashme

Back to top button