RTVM duhet të kenë autonomi institucionale

Detyra kryesore e servisit publik radiodifuziv është që të jetë vend ku do të mundësohet përfaqësimi i identiteteve të ndryshme dhe gjetja e elementeve të tyre të përbashkëta. Ky servis publik duhet të funksionojë sipas principeve të caktuara. Këto janë universiteti, diversiteti, cilësia, përgjegjshmëria, dhe autonomia institucionale dhe pavarësina editoriale që janë parimet më të nevojshme. Ky ishte përfundimi i debatit në lidhje me dokumentin për politika publike “Nga RTM në servis publik radiodifuziv në Maqedoni”, autor i së cilit është kolumnisti Klime Babunski.

“Nga analizat e bëra të programit të RTVM-së vërehet se në disa situata servisi publik radiodifuziv vihet në rolin e aktorit direkt dhe bëhet instrument i propagandave të qeverisë”, deklaroi gazetarja Santa Argirovska në debatin ku morën pjesë gazetarë dhe përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button