Gjashtë komuna nënshkruan memorandum për mirëkuptim ndërkulturor

Kryetarët e gjashtë komunave, në kuadër të projektit “Përmirësim të mirëkuptimit ndërkulturor në komunat multi-etnike”, nënshkruan memorandum për bashkëpunim.

Në nënshkrimin e memorandumit në dhomën e Këshillit në Gostivar, përveç kryetarëve të komunave të Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Vrapçishtës, Jegunovce dhe Bërvenicë, mori pjesë edhe Kristofer Ivon, ambasadori i britanik në Maqedoni.

“Projekti është bazuar në dizajnimin dhe zbatimin e politikave dhe mekanizmave për dialog multi-kulturor, në mënyrën më të pranuar tek qytetarët. Kjo praktikë një afat më të gjatë do të kontribuojë për forcimin e bashkëpunimit, dialogut dhe tolerancës, ndërsa kjo është çelësi i suksesit të Maqedonisë në proceset e integrimit”, thotë Albert Musliu, drejtor i Asociacionit për Iniciativë Demokratike, organizatë joqeveritare e cila do ta zbatojë projektin.

Projekti, në gjashtë komuna do të zbatohet në dy vitet e ardhshme. Projekti është financuar dhe përkrahur nga ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button