Mot sot me të reshura të përkohshme dhe erë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të herëpashershme të shiut, me intensitet të dobët deri mesatar, e sidomos në orët pasdites në pjesët lindore dhe jugore. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare në drejtimin lindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, i vranët me reshje të herëpashershme të shiut të dobët dhe me erë të lehtë nga drejtimi lindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tetë, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button