Xhemaili-Arifi ankohen për pabarazi, Abdurahmani: Kuvendi mori vendim

Kandidatët për kryetar të Degës së BDI-së në Tetovë, pas Kuvendit të së dielës nxjerrin arsyet e fitores dhe të humbjes. Ndonëse kundër-kandidatet uruan zgjedhjen e kryetarit të ri të degës Resi Abdurrahmanit pas përfundimit të Kuvendit, ata aludojnë në padrejtësi për një garë të pabarabartë.

Kandidati Hisen Xhemaili, për Portalb thotë se rezultati i së dielës në Kuvendin zgjedhor nuk pasqyron votën e vërtetë sepse sipas tij në Kuvend kanë marrë pjesë edhe persona të cilët nuk kanë pasur të drejtë vote.

“Ka kohë që nuk ka pasur anëtarësime të reja në Degën e partisë dhe shumica kanë qenë anëtarë që nga koha kur me degën kanë udhëhequr Hazbi Lika dhe Resi Abdurahmani”, thotë Hisen Xhemaili.

Xhemaili e konsideron këtë si përpjekje për të kthyer në skenë ata që në vitin 2009 i humbën zgjedhjet lokale. Kandidatët nuk pranojnë se me gjithë këto kontestime, kjo ka qenë një garë mes klaneve të BDI-së.

Kryetari i ardhshëm i Degës së Tetovës, Resi Abdurahmani, thotë për Portalb se është ndarë i kënaqur me mënyrën e sjelljes së kundër kandidatëve. Ai thotë se pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor, ka marrë urime nga kundër kandidatët.

“Kuvendi e tha fjalën e vet dhe këtë fitore unë ia dedikojë përkrahjes që më ka dhënë baza dhe partia. Në kuvend i vetmi njeri nga 2009 kamë qenë unë dhe të gjithë të tjerët kanë qenë të ri”, thotë Abdurahmani.

Sipas tij, në 2009 nuk humbi Hazbi Lika dhe ai por gjithë qytetarët sepse që atëherë e deri më tani gjërat nuk po bien në vend në qytetin e Tetovës.

Resi Abdurahmani thotë për Portalb se ka fundi i javës tjetër, do të mbahet edhe mbledhja konstituive e degës së BDI-së.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, e cila ishte kandidate për kryetar e Degës së BDI-së, ka deklaruar se ka hyrë në këtë konkurrencë pa bërë aspak lobi dhe pa shkuar tek delegatët as ti lus as ti kërcënoj as t`iu ofroj favore që të votojnë për mua.

Në Kuvendin Zgjedhor të Degës së BDI-së në Tetovë, fitues u shpall Resi Abdurrahmani me 61 vota, i dyti u radhit Hisen Xhemaili me 37 vota dhe e treta Teuta Arifi me 21 vota. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button