Ademi: Javën e ardhshme do të rishikohet provimi shtetërorë për studentët

Në mbledhjen e qeverisë të martën e ardhshme do të shikohet vendosja eventuale e provimit shtetërorë për studentët dhe përcaktimi në propozim tekst për të cilën Ministria e Arsimit do të organizojë debat publik.

“Sipas të gjitha gjasave javën e ardhshme në mbledhjen e qeverisë do të diskutohet edhe për vendosjen eventuale të provimit shtetërorë dhe për propozim konceptin final nga ana jonë. Në të njëjtën mbledhje do të diskutohet edhe për reformën e fakulteteve pedagogjike dhe Ministria e arsimit dhe shkencës do ët dalë propozim tekst për ligjet. Nëse qeveria vendos që të ketë provim shtetërorë do të përcaktohen propozimet për ligje të tjera që kanë të bëjnë me reformën e fakulteteve pedagogjike dhe do ët hapet debat publik dy deri në tre javë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, do ët informojë qeverinë nëpërmjet një raporti të posaçëm për debatin publik dhe për propozimet eventuale që mund të arrin në ministri”, tha Abdilaqim Ademi.

Në lidhje me protestën e nxënësve në Tetovë të cilët janë të revoltuar për shkak të dhunës, Ademi u bën thirrje  komunës dhe drejtorit të ndërmarrin më shumë aktivitete për sigurinë e nxënësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button