Zaev: Do të respektojmë çfarëdo lloj vendimi për mandatet e deputetëve

Çfarëdo që të jetë vendimi lidhur me mandatet e deputetëve të opozitës ne do ta respektojmë, deklaroi sot lideri i opozitës Zoran Zaev.

Sipas Zaev qëndrimet e LSDM-së janë të qarta dhe se janë të gatshëm për bisedime për temat që i kanë parashtruar.

“Nga 10 marsi lutemi që të merren mandatet e deputetëve dhe dorëzuam dorëheqjet. Mbetet që shumica parlamentare që të merr vendimin. Çfarëdo që do të jetë vendimi ne do ta respektojmë. Qëndrimet tona janë të qarta. Pesë kërkesat tona janë dorëzuar edhe në OSBE, ODIHR, Bashkimi Evropian dhe Departamenti i Shtetit”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, nuk ka logjikë pse ende nuk kanë filluar bisedimet për të cilat thotë se si opozitë ato janë të gatshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button