Sot ditëlindja e Ibrahim Rugovës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova pikërisht sot e ka ditëlindjen.

Po të ishte gjallë, ai mbushte sot 70-vjeç. Rugova ka lindur më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cercë të komunës së Istogut.

Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen e kreu në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë.

Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës në mars të vitit 2002 dhe u rizgjodh edhe më 2004. Rugova vdiq më 21 kallnor 2006 në Prishtinë dhe u varros në Bregun e Diellit me nderimet më të mëdha të popullit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button