Dhe pas Merkel – Merkel

Kapixhik nr. 138, e martë, 24 Shtator

Sllobodan Najdovski, kolumnë- “Operacioni – Buxhet”, Utrinski Vesnik
Qeveria është e bindur se ekonomia do të ketë rritje prej 2 për qind, por të ardhurat tatimore dhe të ardhurat nga kontributet nuk do të realizohen. Këtu diçka nuk tingëllon mirë.

Ilija Dimovski, kolumnë- “24 Dhjetori i panevojshëm”, Dnevnik
Ata thanë se Maqedonia me atë buxhet, që tani në formë më të plotë po zbatohet nga ana e institucioneve, do të përjetojë një kolaps financiar dhe falimentim, dhe se nuk do të jetë në gjendje për të paguar borxhet e brendshme dhe të jashtme. Ajo u tregua se nuk është e vërtetë.

Dimitar Çulev, kolumnë- “Angie pë herë të tretë”, Utrinski Vesnik
E krahasojnë me ish-“Zonjën e Hekurt” Margaret Thatcher për tre fitoret në zgjedhje, por analistët preferojnë që ta krahasojnë me mega-figurat të skenës politike gjermane si Konrad Adenauer dhe mentorin e saj, Helmut Kohl.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Merkel-një grua e fuqishme”, Dnevnik
Këto zgjedhje nuk do të sjellin asgjë të re për Maqedoninë. Pozita e Merkel dhe Berlinit mbi çështjen e emrit është e njohur. Për Maqedoninë mbetet një mundësi për të shfrytëzuar më tej marrëdhëniet të favorshme ekonomike me Gjermaninë, por edhe për të përforcuar ato politiket.

Toni Naunovski, kolumnë- “Rikthehet ekuilibri mes superfuqive botërore”, Dnevnik
Me zhvillimet e ndodhive në Siri, pas një kohë publikisht po tregohet se dominimi absolut i SHBA-ve dhe aleatët e tyre më të afërt në krijimin dhe menaxhimin e proceseve politike në botë, fillon të përballohet me një rezistencë të organizuar ndërkombëtare.

Sunçica Unevska, editoriali- “Standarde të dyfishta për filmat për Oscar”, Utrinski Vesnik
Nëse tashmë duam të jemi kritik për filmat që i dërgojmë si kandidat për një nominim Oscar, atëherë Shoqata e Punëtorëve të Filmit në Maqedoni duhet të nënshtrojë kritere të caktuara që do të vlejnë për të gjithë.

Valentina Angellovska, komenti- “Më në fund të ardhura valutore të mira nga bujqësia”, Dnevnik
Thua u ndryshua vetëdija në mesin e fermerëve, e prodhojmë më mirë dhe me cilësi më të lartë, ose thjesht tregu global e bëri të veten, pyetje që përpiqen për tu përgjigjur fermerët dhe shteti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button