Lëvizje diplomatike për shpëtim të Maqedonisë

Austria e mori rolin udhëheqës për organizmin e konferencës së ardhshme të Berlinit për Ballkanin këtë vit. Ambasadori i Austrisë paralajmëron angazhimin të fuqishëm për eurointegrimet e Maqedonisë.

 “Në gusht do të vazhdojë konferenca e Berilinit, por nuk duhet të presim deri në ditën kur do të mbahet ky samit, sepse mendoj se kjo do të ishte edhe një anulim i panevojshëm. Tani duhet t’u qasemi atyre vendeve –anëtare që janë më të përgatitura për të ndihmuar, të flasim me ta dhe të shohim deri ku janë të gatshëm të përfshihen që të kemi ndonjë skenarë deri në vazhdimin e Konferencës së Berlinit. Kemi 6 muaj dhe ta shfrytëzojmë këtë, kemi përfaqësues special i cili është në lëvizje, ai vjen edhe në Maqedoni, të gjithë e dinë kush është. Shpresoj se të paktën do “lëvizim nga vendi” dhe në gusht do të shohim se ku jemi”, deklaroi Tomas Mihael Baer për Alsat-M, Ambasador i Austrisë.

Ambasador Britanik, Çarls Garet konsideron se procesi për emrin, i cili është në qorrsokak dhe për të cilin, siç thotë, ka nevojë për një qasje të re, nuk është arsyetim për moszbatimin e reformave nga agjenda Evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button