Ja cili është vendi më dixhital në botë

Vendi më dixhital në botë është Estonia, i njohur ndryshe si “Digital Nation”. Me 1 milion e 300 mijë banorë, Estonia cilësohet si vendi ku mbretëron interneti.

Duke nisur nga Skype i cili është shpikur nga një suedez dhe një danez, por që zhvillimi teknik u zhvillua në Estoni, nga Jaan Tallinn, Ahti Heinla dhe Priit Kasesalu dhe fraza e parë në Skype u shqiptua në prill të vitit 2003 në gjuhën estoneze, “Tere, kas sa kuuled mind?” ose thënë ndryshe, “Çkemi, si më dëgjon?”.

100% e shkollave dhe zyrave publike kanë internet,80% e familjeeve kanë të lidhur në rrjet një kompjuter dhe 97% e punëve mbyllen online, transmeton noa.

Prej vitesh në Estoni mund të paguhet çdo gjë me kartë dixhitale, që nga parkimi publik, tarifat shëndetësore, madje edhe votimi bëhet online, pasi në zgjedhjet e fudnit 140 mijë vota janë regjistruar elektronikisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button