Shteti ende nuk di asgjë për mbeturinat e rrezikshme që ndotin ajrin

Ministria e ambientit jetësor me ndihmë nga jashtë do t’i detektojë vendet potenciale ku mund të ketë mbeturina të rrezikshme dhe si të veprohet me to. Me këtë studim do të vërtetohet se çfarë duhet të ndërmarr shteti në të ardhmen përmes institucioneve kompetente dhe a ka nevojë të ndryshohen një pjesë e ligjeve.

“Me këtë studim do të vërtetohet cilët janë operatorët që gjenerojnë mbeturina të rrezikshme, të cilat i kemi ne, dhe si të menaxhojmë më tej me këto. Ne kemi mbeturina të rrezikshme, por studimi do të tregojë se deri në çfarë shkalle është dhe si do të trajtohet me tej. Me ligj definohet se si duhet të veprojnë ndotësit. E ruajnë dhe e deponojnë dhe veprojnë sipas rregulloreve”, tha Nurhan Izairi, ministër i ambientit jetësor.

Për momentin në vend nuk ka sistem përkatës për informim-ndjekjen llojeve dhe sasive të mbeturinave të rrezikshme, gjithashtu nuk ka resurse njerëzore dhe financiare për menaxhimin me to. Të gjithë këto faktorë sipas Izairit mund të rezultojnë me ndotje të dukshme të ambientit dhe dëmtim të shëndetit të njerëzve. Ministri thotë se të gjithë duhet të kujdesemi për ambientin jetësorë e vetëm të presin që qeveria dhe ministria e ambientit të kujdesen për zgjidhjen e problemit me ndotjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button