Haga kërkon rikthimin e Sheshelit në burg

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë, ka kërkuar sot, që i akuzuari Vojislav Sheshelj, të kthehet në tribunal, shkruan gazeta serbe Blic, transmeton zeri.info.

Sheshelj, është liruar nga Haga, përkohësisht për shkaqe shëndetësore, vendim ky i marrë me iniciativë të kryetarit të Dhomës Gjyqësore, Jean Claude Antoneti.

Por tani, gjykata ka konstatuar se sjelljet e Sheshelit në Serbi, kanë bërë që të revokohet vendimi për lirimin e tij.

Ndryshe, Sheshelj, me t’u kthyer në Beograd, në fillim të muajit të kaluar, ka filluar me fushatën e tij kundër perëndimit dhe kundër udhëheqjes aktuale serbe.

Vetëm pak ditë pas lirimit, ai ka mbajtur një miting në qendër të Beogradit, ku para 3 mijë të pranishmëve, Sheshelj ka thënë se udhëheqësit e tanishëm serb, kanë ‘shitur’ Serbinë, dhe se ata duhet larguar nga pushteti, transmeton zeri.info.

Ai ka thënë se Serbia duhet të kthehet nga Rusia, dhe të largohet nga perëndimi.

Sheshelj ka akuzuar edhe Hagën, për të cilën ka thënë se ky tribunal po akuzon serbët vetëm pse janë serbë, me ç’rast ka kërkuar edhe shkatërrimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button