Studentët sot diskutojnë për hapat e mëtejmë

Studentët sot në orën 18 do të mblidhen para kompleksi të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, për të diskutuar strategjinë e mëtejmë kundër testimit ekstern, prej ku pritet që të merret edhe vendimi për marshin e ardhshëm. Grupi koordinues i Plenumit Studentor, i bën thirrje të gjithë studentëve në Maqedoni, të marrin pjesë në plenumin e sotëm.

“Do të mbahet plenumi i 5-të studentor dhe i pari pas protestave. Qëllimi është që të mblidhemi studentët dhe të analizojmë deri ku kemi arritur me idetë tona, kundër testimit ekstern, para se gjithash të shohim se cili është qëndrimi i studentëve. Po kërkojmë mbështetje nga të gjithë studentët, pasi që të gjithë neve na përfshin kjo”, deklaroi Sara Milenkovska ,Plenumi Studentor.

Ndërkohë, studentët nga Universitetet tjera vazhdojnë indiferencën. Për ata të Universitetit Shtetëror të Tetovës, vazhdon anketimi se a janë pro apo kundër testimit ekstern.

Lajme të ngjashme

Back to top button