Fiton përsëri Reali

Skuadra mbretërore, Real Madrid, ka triumfuar në udhëtim kundër Malagës.

Kryeqytetasit spanjoll fituan 2:1, për ta vazhduar rrugën e tyre të triumfeve në La Liga.

Karim Benzema (18’) dhe Gareth Bale (83’) realizuan golat e këtij triumfi të Realit. Në kohën shtesë ka zbutur disfatën me një gol të shënuar Roke Stanta Cruz.

Reali vazhdon të kryesojë në renditjen e La Ligës me 33 pikë, pesë më shumë se Barcelona që mban pozitën e dytë, por me një ndeshje më pak, pasi që nesër luan derbin me Valencian e Shkodran Mustafit.

Lajme të ngjashme

Back to top button