Kryeministri Thaçi thotë: Merci!

Pas publikimit të lajmit se Kosova është bërë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi duke e falënderuar veçanërisht Francën dhe diplomatët kosovarë që kanë lobuar me sukses për këtë punë.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Thaçi ka vlerësuar se anëtarsimi i Kosovës në ONF është me rëndësi.

Ja postimi i plotë:

`Një lajm i rëndësishëm për Kosovën sapo mu kumtua nga Senegali! Pas një të gjatë fushate të shkëlqyer të lobimit të diplomatëve tanë – me ndihmën e Francës dhe miqve tjerë, sot Republika e Kosovës u bë anëtare e Organizatës së Frankofonisë, një organizmi të madh dhe të rëndësishëm botëror. Kosova tani njihet si anëtare vëzhguese e familjës së madhe botërore ku frëngjishtja flitet dhe respektohet, por me rëndësi është se tani jemi pjesë e këtij forumi global. Merci! HTH`./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button