Ordanovski: Prej nëntorit çmimet e porosive SMS do të jenë për 50% më të lira

Prej nëntorit do të fillojnë çmimet e shitjes me shumicë të porosive SMS në telefoninë celulare. Siç lajmërojnë nga AEK-u, me çmimet e reja do të bëhet presion mbi operatorët që t’i zvogëlojnë çmimet së së paku 50%.

Çmimet aktuale të porosive SMS janë 2 denarë për të gjithë operatorët. Çmimi e ri AEK-u do ta përgatisë deri të premten. 

“Domethënë nëse kryhet e gjithë puna deri në fund të tetorit, prej 1 nëntorit do të fillojnë edhe çmimet e reja për SMS, të cilat presim që të jenë edhe për 50 përqind më të ulëta, ndërsa çmimin më të ulët të mundshëm do ta shofim, deklaroi Robert Ordanovski, drejtor i AKE-së.

Zvogëlimi i këtillë i çmimeve me shumicë, sipas Ordanovskit le hapësirë që të zvogëlohen harxhimet e operatorëve të telefonisë celulare. Efekti i fundit duhet të jetë zvogëlimi i çmimit të porosive SMS që i paguajnë shfrytëzuesit.

Prej nëntorit do të fillojë të zbatohet edhe çmimi i vetëm me shumicë prej 1,2 denarësh për bisedë në telefoninë celulare. Ai zvogëlohet për tre herë që me gjasë do ta përforcojë konkurrencën në telefoninë celulare. Edhe në këtë segment pritet të ulen çmimet për një minutë bisedë. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button