Analistët serbë: Pasiguri e tensione në prag të zgjedhjeve në Kosovë

Në Kosovë gjërat sikur ngadalë po dalin jashtë kontrollit – nga sulmet në Zveçan dhe në veri të Mitrovicës, deri në vlerësimet se në zgjedhjet e 3 nëntorit do të dalë një numër i vogël votuesish.

Ndërsa ata, ose të paktën disa nga ata, që ka të bëjë Marrëveshja e Brukselit, kanë treguar se çfarë mendojnë për gjithçka – së pari me vrasjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it e pastaj edhe me bombë në veri të Mitrovicës. “Këtë e ka bërë dikush që synon të minojë zgjedhjet dhe të krijojë një situatë në të cilën marrëveshja e Brukselit të dështojë. Mundësia që këtë ta ketë bërë serbi apo shqiptari pothuajse se janë të barabarta, sepse edhe në njërën edhe në palën tjetër ka shumë të tillë të cilëve marrëveshja e Brukselit nuk u përgjigjet dhe të cilët do të dëshironin që ajo në këto zgjedhje të përjetojë mossukses”, thotë profesori I Universitetit të Beogradit, Predrag Simiq.

Sapo afrohen zgjedhjet ashtu edhe situata do të jetë më e tensionuar, janë dakord në vlerësime bashkëbiseduesit e shërbimit serb të Zërit të Amerikës dhe te cilët theksojnë se në mungesë të transparencës dhe informacioneve të vërteta dhe jo të plota është problemi me të cilin përballen para së gjithash në veri të Kosovës, thotë Simiq, i cili vlerëson se vetëm çdo i pesti apo i gjashti serb do të dalë në zgjedhje. Sipas tij, pushteti që do të dalë nga këto zgjedhje do të ketë një bazë shumë të hollë legjitimiteti.

Edhe sipas analistit tjetër serb Dushan Janjiq, numri i vogël në votime, tërë idenë kinse të sinqertë të Beogradit që të konstituohet administrata e re nën ligjet e Kosovës dhe nga ajo të nxjerre bashkësinë e komunave, e bën problematike atë”, thotë Janjiq.

A thotë se Beogradi nëpërmjet ministrit Aleksandar Vulin po dërgon shumë mesazhe të këqija në veri të Kosovës, gjë që sipas tij, i bën më të elektrizuara marrëdhëniet serbo-serbe.

Se gjërat nuk dë të shkojnë aq lehtë – flet edhe propozimi gjermano-britanik se kaptina 35

për Kosovën e mban gjithë kohën të hapur gjatë procesit negociator të Beogradit dhe Brukselit

Deri në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës rruga mbase është edhe më e gjatë nga rruga e Beogradit drejt Brukselit, për këtë shkak se Evropa duket se nuk dëshiron asgjë t’ia lërë rastit./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button