Deputetë e opozitës marrin rrogën e nëntorit, Veljanoski shpërfill rregulloren

Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski, nuk ka ndërmend që t’i dënojmë me para 31 deputetët e opozitës për shkak të mospjesëmarrjes së tyre në punën e Kuvendit. Deputetët e opozitës do të marrin të plotë pagën e nëntorit prej 73.500. Sipas rregullores, pas tre mungesave të deputetëve, krye parlamentari duhet që të u tërheqë vërejtjen deputetëve ndërsa për ët katërtën herë ata duhet të dënohen me nga 5 për qind nga rroga. Veljanoski nuk e ka shfrytëzuar mundësin për tu paguar deputetëve të opozitës vetëm 30 për qind të rrogës e cila gjithashtu është pjesë e rregullores.

Ai nuk sqaron se pse në këtë rast ai i shpërfillë rregulloren, por nga kabineti i tij bëjnë të ditur s rasti me deputetët e opozitës është më specifik dhe se kërkohet ende mundësia për zgjidhjen me dialog të problemit.

Nga parat e qytetarëve për deputetët e opozitës të cilët bojkotojnë Kuvendin, duke përfshirë edhe pagën e nëntorit, do të kushtojë gjithsejtë 370 mijë euro.

Krye parlamentari Velanoski nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetës Dnevnik, nëse ai sipas rregullores pas tre mungesave ë punën e Kuvendit i ka thirr dhe nëse ka biseduar për mungesën e tyre. Ai nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, por nga kabineti kanë deklaruar se ende janë duke i dhënë mundësi zgjidhjes së problemit me mjete politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button