Tërhiqet Bilall Kasami si profesor universitar

Anëtarët e Këshillit Iniciues të Lëvizjes BESA vazhdojnë të tërhiqen nga profesionet që kanë ushtruar deri tani. Pas tërheqjes së Zeqiria Ibrahimit dhe Afrim Gashit nga portali dhe revista ‘Shenja’, për shkaqe etike dhe morale tërhiqet Bilall Kasami nga profesioni i tij si profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Bilall Kasami u zgjodh kryetar i Këshillit Iniciues i Lëvizjes BESA. Ja çfarë thotë ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook: “Student dhe kolegë të mi të dashur, që nga sot unë kam dhënë dorëheqjen si profesor me kohë të plotë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. Kjo dorëheqje është e ndërlidhur me orarin tim të mbingarkuar në Lëvizjen Politike BESA ku unë jam emëruar si koordinator i këshillit iniciues në mënyrë që të mbroj universitetin nga çdo lloj ndikimi politik. Unë do të doja të ju falënderoj juve, të gjithë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanit, për gjithë mbështetjen dhe mundësitë që më keni dhënë mua. Ju uroj gjithë të mirat në të ardhmen. Një falënderim i veçantë për studentët e mi për tërë kohën që ne kemi kaluar së bashku. Këto pesë vite në IBU kanë qenë koha më e mirë e jetës sime. Por ky nuk është fundi. Brenda angazhimit tim politik që do të kem në të ardhmen, unë do të doja që të kem mbështetjen tuaj ashtu siç kam pasur gjatë kohës sime si profesor në IBU.

Lajme të ngjashme

Back to top button