Ademi paralajmëron zgjidhjen e problemit me shkollat e Kërçovës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ka paralajmëruar zgjidhjen e problemit të shkollave të Kërçovës, ku pre tre javësh bojkotohet mësimi. Sipas Ademit deri në fund të javës duhet të gjendet një zgjidhje për këtë problem.

Ademi tha se Ministria dhe Komuna e Kërçovës janë në komunikim të vazhdueshëm për të gjetur mënyrën e zgjidhjes së problemit, por një zgjidhje jo thjesht kalimtare.

Ministri tha se institucionet janë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të përhershme që situatat e tilla të mos përsëritën më kurrë.

Shkollat kanë mungesë të lëndës djegëse prej 3 javësh si pasojë e pamundësisë për t’u furnizuar, ngaqë xhirollogaritë e tyre janë të bllokuara për shkak të borxheve të pashlyera.

Së fundmi është shfaqur edhe problemi i borxheve të prapambetura ndaj kompanisë energjetike “EVN”, por këto borxhe, siç tha ministri, janë marrë përsipër nga Komuna e Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button