Si të krijoni një mbi-maqedonas Niçean?

Eroll Rizaov, kolumnë-“Gazetaria në bazë të ligjit”, Utrinski Vesnik
Gazetaria Maqedonase ka nevojë për diçka më të rëndësishme sesa ligj. Por, as Zoti ynë nuk ka për të na dhënë ate nëse nuk luftojmë për te. Ajo quhet liri, nëse në ndërkohë nuk është e deklaruar për një vlerë të rreme.

Toni Naunovski, kolumnë-“Me çfarë nyje do të qëndrojmë si Maqedonas?”, Dnevnik
Çdo Maqedonas i vetëdijshëm dëshiron të krijojë një energji të re kombëtare maqedonase për të filluar një fillim të ri të popullit maqedonas dhe të shtetit, sidomos pas disfatës së vitit 2001. Edhe unë përkrah nihilizmin Niçean, për të krijuar njeriun e ri maqedonas i cili është i fortë, me vetëbesim, krenar dhe trim.

Sllobodan Najdovski, kolumnë-“Ta gurëzojmë Branko Cërvenkovskin”, Utrinski Vesnik
Problemi i Maqedonisë tashmë nuk është Branko, ai tashmë nuk mund të jetë një alibi për dështimet e qeverisë. Problemi duhet të kërkohet në Ilindenska nr. 2 dhe në ndërtesën e Parlamentit.

Ivana Kostovska, komenti-“Përfaqësimi fqinjësore i fqinjëve si pushtuesit”, Dnevnik
Ne presim nga Brukseli për të denoncuar “Agimin e Artë”, e cila nuk është një shoqëri neo-naziste e margjinalizuar e njerëzve këmishëzinj, por parti parlamentare e cila ka një vlerësim prej 13%, dy herë më të lartë se në vitin 2012, kur ajo fitoi 18 vende në parlament.

Hristo Ivanovski, kolumnë- “Katil-fermanet e Greqisë”, Dnevnik
Lista e zezë Greke, ai katil-ferman për Maqedonasit sidomos për ato të lindur në Maqedoninë e Egjeut, gjithmonë ringjallet në Korrik, kur festimet përputhen me 2 Gusht.

Ilija Dimovski, kolumnë-“E majta nuk është liruar nga komplekset”, Dnevnik
Përderisa dyja anët mendojnë për veten se ato janë shtetësoret dhe që kanë pozitë prioritare për sistemin dhe shoqërinë, gjithnjë rrethanat do të janë të tensionuara dhe intensive.

Monika Taleska, editoriali-“Eufori Festivali në Prilep”, Utrinski Vesnik
Nuk është si Oktoberfesti gjerman, por është shumë premtues. Këtë vit festimi përfundoi, dhe tashmë janë duke u bërë plane se cilat yje do të angazhohen për këtë ngjarje për vitin e ardhshëm.

E martë, 23 korrik 2013, numër 88 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button