‘Sofra e Iftarit’ 100 iftare në ditë

Edhe këtë vit ‘Sofra e Iftarit’ për çdo mbledh në Çarshinë e Vjetër të Shkupit jo vetëm nevojtarët por edhe gjithë kalimtarët e rastit.

Iftari organizohet në Restorantin Bllaca në Çarshi të Shkupit.

Bëhet fjalë për iniciativë të disa tregtarëve shkupjan të cilët gjatë muajit të Ramazanit për çdo ditë të ndajnë ushqim për 100 persona në ditë, për çdo ditë gjatë gjithë muajit të bekuar të Ramazanit. 

Në një tavolinë bëjnë iftar për çdo ditë edhe ata që janë të rrezikuar ekonomikisht, edhe studentët, edhe kalimtarët e rastit, do të thotë sofra është e hapur për të gjithë.

Kjo është hera e dytë që organizohet Sofra e Iftarit në Çarshi të vjetër të Shkupit.

Organizatorët apelojnë dhe ftojnë të gjithë ata që ndjejnë nevojën e këtyre iftareve, t’i bashkëngjiten sofrës dhe të ndajnë gëzimin e tyre me të tjerët./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button