Maqedonia do të jetë pjesë e fushatës globale kundër dhunës ndaj grave
Në 16 ditët e ardhshme Maqedonia do të jetë pjesë e fushatës globale për aktivizim për eliminimin e të gjitha formave të dhunës mbi gratë dhe vajzat.
Në pritje të 25 nëntorit Ditës ndërkombëtare për luftë kundër dhunës mbi gratë sot në shkollën e mesme “Vasil Antevski Dren” do të mbahet promovim i kësaj fushate. Do të mbajnë fjalim koordinatorja e përhershme e KBsë në vend, Luiza Vinton, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibraimi dhe kryetarja e Kisella Vodës, Biljana BeliçanecAleksiq.
Sipas hulumtimeve të fundit, një në tre gra dhe vajza në mbarë botën gjatë jetës përjeton njëfarëlloj forme të dhunës, duke filluar nga sulmi fizik apo seksual, përmes maltretimit psikik në shtëpi, në rrugë apo në vendin e punës, deri në ndjekjen në rrugë apo përmes internetit.